Këshilli Kombëtar i Rinisë përgatit thirrjen e re për projekte rinore

Në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar të Rinisë, u prezantuan projektet fituese të Thirrjes III për grante infrastrukturore nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, informon se gjatë këtij takimi u vendos gjithashtu data për shpalljen e Thirrjes IV për projekte të reja rinore dhe u zhvillua një diskutim mbi Projektligjin për Vullnetarizmin.

Këshilli Kombëtar Rinor është një platformë kyçe për të forcuar angazhimin e të rinjve dhe për të siguruar që zëri i tyre të jetë pjesë e diskutimeve që nga fazat fillestare të projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre.

SHKARKO APP