Këshilli Politik, Kim: E ardhmja e Shqipërisë është vënë në plan të parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur rezultatet e mbledhjes së fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Diplomatja amerikane falënderoi anëtarët e këtij Këshilli që tashmë kanë vënë interesin e Shqipërisë në plan të parë.

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?