
Këshillimi Kombëtar do ti kushtojë shqiptarëve 25 milionë lekë, përmes të cilit do japin mendime për disa nga çështjet më me rëndësi. Ky fond do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka ardhur një ditë pasi u bë publike dhe anketa me 12 pyetjet dhe çështjet me rëndësi për vendin që do të këshillohen me qytetarët.
Konkretisht ky fond është i ndarë në 19.7 milionë për reklamat në mediat audiovizive dhe të shkruara dhe realizimin e materialeve promocionale dhe 5.3 milionë do i kalojnë INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar.
