Këshillit të qarkut i “digjet” qarku

Nga Vladimir Muçaj/Institucioni i Këshillit të Qarkut Fier prej gjashtë muajsh ka kaluar në një ngërç institucional të pashpjegueshëm qartë, si politikisht ashtu edhe juridikisht. Prej muajit nëntor 2015 këtij institucioni i mungon legjitimiteti i kryetarit. Ajo që ka ndodhur nuk po merr shpjegim, si nga Prefektura e Fierit ashtu edhe nga institucionet qendrore. Ligjërisht mandati i kreut të këtij organi, Vangjel Ndreka ka përfunduar në datën 5 nëntor 2015. Këshilli i ri i dalë nga zgjedhjet vendore të qershorit 2015 duhej të mblidhej sipas ligjit për riformatimin e këtij institucioni si dhe të zgjidhte kryetarin e ri, siç nga ndodhur në çdo këshill qarku në të gjithë vendin.  Por edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj, këshilltarët e rinj nuk janë mbledhur në asnjë mbledhje duke shënuar kështu një shkelje tjetër të rëndë, për rrjedhojë është thelluar kriza në këtë institucion vendor në kufijtë e mosekzistencës.

Kronologjia

Këshilli i Qarkut Fier prej shtatorit 2011 deri më sot ka kaluar nëpër ngërç dhe bllokime të pafundme. Mandati i marrë prej zotit Artur Shehu, i Partisë Demokratike për rreth dy vjet (2011-2013) shënoi fillimin e këtij kalvari, i cili përsëritet në kushte të tjera. Shehu duke shfrytëzuar të qenurit në pushtet dhe i mbështetur nga strukturat e atëhershme mbajti peng kreun e këtij këshilli edhe pse ky mandat u fitua nga të majtët. 150 seanca gjyqësore të zhvilluara mes palëve pretendente nxirrnin fitues Vangjel Ndreko, por këto vendime nuk u zbatuan asnjëherë, madje ngërçi i atëhershëm nga opozita e asaj kohe u klasifikua si një incident shumë i rëndë duke vënë kushte për mos dhënien “ok” të hapjes së negociatave për integrimin e vendit drejt BE-së. Kreu i atëhershëm dha dorëheqjen ne fund të shtatorit 2013 duke i hapur rrugën e zgjedhjes kreut aktual Vangjel Ndreka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Ndreka ushtron detyrën e kryetarit për periudhën e mandate të mbetur. Ndërsa shumë institucione vendore në Fier pas zgjedhjeve janë riformatuar dhe janë vënë në shërbim të qytetarëve Këshilli i Qarkut çuditërisht ka dalë jashtë kontureve të ligjit duke mos sjellë asnjë shërbim ndaj qytetarëve.  Partia Socialiste së bashku me aleatin kryesor LSI kanë shumicën e numrave të këshilltarëve të këshillit të ri, por ky këshill prej gjashtë muajsh nuk është mbledhur për zgjedhjen e strukturave të reja të qarkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi

Për këtë ngërç institucional reagimet janë të shumta. Administrata e këtij qarku dhe pse jo në revolta të hapura e shpreh pakënaqësinë. Pakënaqësia fillon nga mospagimi i rrogave mujore. Dy muajt e fundit kjo administratë nuk paguhet. Shpjegimi që vjen nga kreu ende në detyrë z.Ndreka është”paga nuk ka sepse janë bllokuar llogaritë në degën e thesarit”. Në një takim të fundit u ka thënë punonjësve :Ju punoni por ndërkohe shikoni te gjeni dhe ndonjë punë tjetër sepse lekë dhe paga nuk do ketë.  Kreu lokal i Partisë Socialiste, Andjus Olldashi ka deklaruar për median se në lidhje me qarkun ka një ngërç politik por pa dhënë detajet e këtij ngërçi sipas tij.  Këshilli i qarkut aktualisht është inekzistent dhe në gjendje të mjerueshme financiare, madje financa e këtij qarku i detyrohet miliona lekë jo vetëm punonjësve aktualë por edhe të larguarve nga puna, të cilët kanë fituar proceset gjyqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?