Këshilltarët e Kukësit thirrje ambasadorëve në Tiranë: Mos e lini Shqipërinë të kthehet në shtet policor

Këshilltarët e këshillit bashkiak të qytetit të Kukësit, kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku kërkojnë ndihmën dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në çështjen e tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit.

Në deklaratën e tyre, ata thonë se një vend si Shqipëria, pjesë e NATO-s dhe aspirant për në BE, nuk mund të sillet si shtet policor në prani të SHBA-ve.

‘Ne banorët e Kukësit dhe shoqëria civile kemi humbur tek politikanët shqiptarë, për shkak të arrogancës, kemi shpresën e vetme se vetëm ju ambasadorë mund të na ndihmoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vend si Shqipëria që pret të hapë negociatat, nuk mund të sillet si shtet policor në sy të SHBA-ve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duam t’u kthejmë shpresën fëmijëve tanë, të pyetemi dhe të merremi në konsideratë, sepse jemi bashkëpronarë të këtyre trojeve kaq të bukura që po na i vjedhin përditë’,-kanë thënë këshilltarët në deklaratën e tyre për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?