Këshilltarët e LSI letër Bashkisë: Merrni përsipër detyrimet për Klubin e Futbollit Tirana

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës i ka dërguar një letër kreut të këtij Këshilli, Aldrin Dalipi, në lidhje me klubin e futbollit të Tiranës.

Sipas këshilltarëve të LSI-së, gjendja e këtij klubi është tejet e vështirë.

Sipas këshilltarëve të LSI-së, Bashkia e Tiranës duhet të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionarë të Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton.

 “Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij  ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar”, thuhet në letër.

Ky nuk është reagimi i parë i LSI-së. Pak ditë më parë, reagoi edhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili.

SHKARKO APP