FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilltari britanik nxjerr SMS-të e Edi Ramës kundër Boris Johnson

Alastair Campbell, ish-zëdhënësi dhe këshilltari historik i Tony Blair ka zbuluar një detaj interesant në një intervistë për BBC Radio. Campbell njihet edhe për miqësinë me kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin mesa duket shkëmbejnë shpesh telefonata dhe mesazhe.

Një nga këto mesazhe të Ramës ka nxjerrë Campbell në intervistën e tij të fundit kur ishte duke kritikuar kryeministrin Boris Johnson për masat e marra ndaj pandemisë Covid-19. Campbell tha se kishte marrë një SMS nga Kryeministri i Shqipërisë që vinte në dyshim qasjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për krizën COVID-19.

“Unë kam komunikuar sot me një mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, që më dërguar mesazhe ku shkruante “Çfarë k… po ndodh aty? A e di ai se çfarë po bën?”. Rama është i njohur për raportet e tij me Campbell, por edhe me Tony Blair për të cilin tha në nisje të qeverisjes se e kishte këshilltar pa pagesë. Lapsi.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?