Këshilltari i Kurtit: Kreun e Vetëvendosjes në Shqipëri po e mbajnë në Komisariat, ‘me urdhër nga lart’

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar i vetmi që po mbahet i ndaluar nga policia është drejtori i Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi dhe po ndodh me “porosi nga lart”, sipas tij.

Sipas Zaimit, Abazin po e mbajnë prej 72 orësh ndërsa ngre edhe pyetje mbi motivet.

“Sapo mora vesh që Boiken Abazin po e mbajnë të arr.estuar 72 orë. Shumë protestues i kanë liruar, por drejtorin e Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, me “porosi nga lart” po e mbajnë në afatin maksimal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatérrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk fríkësohen!”, shkruan Zaimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?