Këshilltari i Metës replikon me Shkëlzen Berishën: “Po ti burri i kujt je, i Sadies apo i Arminës?!”

 

Pas një statusi në Facbook, ku Shkëlzen Berisha pyeste Ilir Metën nëse ishte “burri i Monikës apo shërbëtori i tij”, ka reaguar Emiljano Aleksi, këshilltari i kryeparlamentarit. Këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta, Emiliano Aleksi përfshihet në çështjen e momentit, akuzat e Tom Doshit për Ilir Metën. Por Aleksi replikën e ka direkt me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Pas statusit ku Shkëlzeni pyeste Ilir Metën nëse ishte “burri i Monikës apo shërbëtori i tij”, Emiliano Aleksi shkruan:

“Po Shkëlzeni burri i kujt është … I Sadies apo i Armindës.. ?! Si mund të flasi dikush ku familjen e ka kthyer si Butik Blloku …Për Metën Familja është kryevepra e natyrës…Shkëlzen…Për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur..!

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati në distancë mes Emiliano Aleksit dhe Shkëlzen Berishës lindi pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku kryeparlamentari Ilir Meta përmendi edhe emrin e djalit të ish-kryeministrit. “E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzen berishën, dy herë nuk e jap”,- deklaroi Meta duke iu kundërvënë kërkesës së opozitës për dorëheqje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?