Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këshilltari i Presidentit flet për shtim të reshjeve në mesnatë, Prençi: Qeveria hesht

Aktualitet E hënë, 25 Janar 2021 22:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për Ora News, këshilltari i presidentit Meta, Shemsi Prençi komentoi situatën e përmbytjeve në vend dhe theksoji nevojën e ndërhyrjes në disa zona pasi situata është kritike.

“Sot ndodhemi në një situatë tepër të renduar. Mbrëmë gjatë natës, në pjesën e Malësisë së Tiranës ka pasur reshje me intensitet tepër të lartë, gjë e cila u reflektua në Shijak e Sukth, ku me dhjetëra e qindra familje janë nën ujë. I njëjti efekt ka qenë dhe në zonën e Nën Shkodrës për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve. Sonte pas orës 22:00 pritet një intensitet i shtuar reshjesh në zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë që do të përkthehet në mëngjes me efekte në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Unë nuk kam parë ndonjë zyrtar të lartë të shtetit të dalë e të komunikojë opinionin publik për të rritur gatishmërinë që të mos të kemi viktima, të paktën në njerëz e bagëti në zonat me risk të lartë. Ne një pjesë të lumenjve, i kemi me argjinatura të pa konstruktuar ndër vite. Edhe pse radhën e parë nga shteti u reagua me shumë vonesë, sidomos dje dhe sot unë nuk kam parë reagime. Kam qenë në zonën e Sukthit dhe nuk kam parë asnjë zyrtarë duke operuar në terren. Rreth orës 13:00 ka dale nga shtrati lumi i Erzenit dhe ka vërshuar për në lagjen nr. 2 në Sukth dhe atje nuk ka struktura të emergjencave civile dhe të ushtrisë për t’i shkuar në ndihmë banorëve”, tha Prençi.

Në një intervistë për Ora News, këshilltari i presidentit Meta, Shemsi Prençi, ia drejtoi “gishtin” e fajit qeverisë që ndërton pa marrë në konsideratë përmbytjet, por lëshon tendera e koncesione pa kriter, vetëm për përfitime. Ai solli shembullin e dy projekteve, atë të periudhës së regjimit komunist, të linjës hekurudhore që përshkon Levanin e nuk përmbytet, dhe rrugën Bërdice – Shkodër, investim i viteve te fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Që të bëhet një objekt ose një vepër në infrastrukturën rrugore dhe sidomos në zonat e infrastrukturës kritike, duhet me patjetër të merret edhe mendimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, edhe i Drejtorisë së Ujërave. Harta të merret në konsideratë, sepse e kam thënë edhe një herë tjetër Shqipëria është vend i kërcënuar nga vështirësitë natyrore, sidomos nga përmbytjet në ultësirën perëndimore të Shqipërisë, nga lumi Buna e deri në Sarandë. Nuk mund të ndërtohet një vepër e infrastrukturës pa marrë në konsideratë përmbytjet. E thënë ndryshe çdo projekt që realizohet pa marrë hartën e përmbytjeve maksimale të ndodhura ndër vite, nuk mund të ndërtosh vepra për perspektivën. Marrim në konsideratë vetëm linjën hekurudhore që shkon në Vlorë. Nga Levan i Fierit deri tek ura e Mifolit, ajo rruga ose shinat e trenit kalojnë në një urë me dritare, që lejon edhe shfryrjen e lumit Vjosa, por ndërkohë ka rritje të nivelit të trasesë së hekurudhës dhe është studiuar aq mirë që asnjëherë të mos ketë përmbytje të linjës hekurudhore. Kjo vepër e ndërtuar para 60 vitesh, ndërkohë veprat që ndërtohen sot përmbyten”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kam sjellë si shembull rrugën e investuar prej dhjetëra miliona eurosh nga Bërtica e Shkodrës në drejtim të Velipojës, është ndërtuar pa marrë në konsideratë nivelin maksimal të përmbytjeve që është arritur në vitin 2010-2011. Pra sot dyshemeja e rrugës, aksi, është 1 metër e 20 centimetra, në nivelin e vitit 2011, çka do të thotë që në një përmbytje më të vogël, ai segment rrugorë do të jetë nën ujë, por në një nivel përmbytjesh që ka ndodhur në 2011-ën, ai segment rrugorë që i themi ne, nga Bërdica deri tek ura e Gjo Lulit do të jetë 1 metër e 20 cm nën ujë”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Prençi nënvizoi se zyrtarët e tillë po kryejnë veprimtari kriminale.

“Me dashje, institucione të caktuara për të kryer vepra dhe koncesione me shpejtësi e duke fituar fitime marramendëse, nga disa zyrtarë që janë me qëllime dashakeqëse për infrastrukturën shqiptare, nxitohen dhe nuk përpilojnë projekte të kësaj natyre duke marrë në konsideratë shkaqet natyrore që rrezikojnë infrastrukturën. E thënë ndryshe këto janë veprimtari kriminale, të gjitha ato vepra që planifikohen pa marrë në konsideratë përmbytjen”, u shpreh Prençi.

Etiketat e lidhura

Shemsi Prençi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.