Këshilltari i Presidentit: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, jo i mbështetur në Kushtetutë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk është mbështetur tërësisht në Kushtetutë.

Këshilltari Bledar Dervishi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se pyetje që i janë drejtuar Komisionit të Venecias janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë.

Bledar Dervishi: Paraqitja e pyetjeve ndaj Komisionit të Venecias është një fakt domethënës që tregon se vendimmarrja për ngritjen e komisionit hetimor nuk është e mbështetur tërësisht në Kushtetutë. Mund të jetë e mbështetur në një mjet procedurial, por jo në themelin e kërkimit të saj.  Kjo do të thotë se lidhur me pyetjet që i janë bërë publike se i janë adresuar Komisionit të Venecias, ato janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë dhe Kushtetuta jonë e thotë qartë që interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Shqipërisë bëhet nga Gjykata Kushtetuese. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa interpretimi fillestar bëhet nga organet që e kanë detyrë ta zbatojnë atë, që në këtë rast ishte dhe është Presidenti, i cili është shprehur me dekret. Nëse kemi një mendim ndryshme për interpretimin e normës kushtetuese Gjykata Kushtetuese do të krijohet dhe organi që mendon ndryshe i drejtohet asaj për të marrë një vendim përfundimtar të normës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?