Këshilltari politik gjerman, Martin Henze: Soreca, shkak për dështimin e Reformës në Drejtësi. Të largohet
Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë CDU të kancelares Angela Merkel shprehet se ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca është një ndër shkaqet e dështimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Në një postim në Twitter, Henze shkruan se në këto kushte, largimi i Sorecës do të ishte i domosdoshëm.
Postimi i Henze në Twitter:
Reforma në drejtësi është e rëndësishme, por rezultati në Shqipëri është një katastrofë dhe kjo është gjithashtu për shkak të performancës shumë të dobët të Sorecas, një shkëmbim do të ishte i dobishëm.
Jusizreformen are important, the result is in Albania, however, a disaster and this is also due to the very weak performance of Sorecas, an exchange would be helpful. https://t.co/5YVNhyZ6mf
— Martin Henze (@GSKStrategy) December 21, 2020