Këta janë 12 të rrezikshmit në kërkim të Gjirokastrës

Policia e Shtetit vijon të bëjë publik emrat e personave më të rrezikshëm të çdo qyteti. Pas Vlorës dhe Fierit, në një postim në Facebook, sot janë publikuar emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës.

Këta persona janë ende në kërkim, dhe Policia e Shtetit bën thirrje për informacione për secilin.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat e tyre janë:  Jani Alia, Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi,  Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?