“Këta me syze të errëta do vendosin luftëtarët e të mirës kundër të keqes”, Lubonja: Pse OFL-ja është organ i pabesueshëm

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Operacionin Forca e Ligjit, që po godet personazhe të krimit dhe pasuritë e tyre, një organ të pabesueshëm. I ftuar në emisionin “Real Story”, në ‘News24’ Lubonja tha se problemi në këtë vend është se pushteti gjithmonë ka abuzuar dhe se drejtësia në këto raste ka qenë e pafuqishme. Po ashtu ai nuk i kurseu irontë, ndërsa shtoi se “Këta me syze të errëta do vendoskan luftëtarët e të mirës kundër të keqes”.

Lubonja: Cili është problemi kryesor që kemi pasur ne? Për të cilin u ndërtua dhe reforma në drejtësi. Problemi është se kush ka marrë pushtetin, ka abuzuar me korrupsion, me lidhje me krimin, etj,. Dhe drejtësia ka qenë e pafuqishme ndaj tyre. Po ju jap dy shembuj. Ndodhi 21 Janari. Ishte laboratori i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mund të bënte ekspertizën e armëve, por meqenëse se kjo ministri ishte në duart e partisë në pushtet, i çuan në Amerikë. Rasti tjetër është rasti i këtij vëllait të Xhafajt. Thanë; “Nuk kemi ne ekspert që na të identifikojë zërin”. Ndërkohë që ne duhet t’i kishim më të mirë. Se thuhet se dhe gjuha e vendasit duhet të kuptohet.

Minxhozi: Herën e fundit që morën një zë për të verifikuar, e di si doli. Jashtë do shkoj ajo punë. Është ndeshje e shitmë brenda Fatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lubonja: Ti po thua atë që them unë, po e shkurt. Mos më ndërprit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Minxhozi: Më fal.

Lubonja: Ideja është që na duhet drejtësi e pavarur nga pushteti. Në këtë mënyrë do kemi besim se do luftohen lidhjet e krimit me politikën. Këta kanë bërë një akt normativ në të cilin i japin fuqi organit të pabesueshëm. Zotëria thotë; “Kemi nisur luftën kundër kanabisit”. Po cila ka qenë akuzat mbas Lazaratit; ‘u lazaratizua Shqipëria’. Kemi një ministër të Brendshëm, që u akuza (Tahiri). Kemi tjetrin, vëllai i lidhur…në Itali (Xhafaj). Mosbesimi tek pushteti është i ngulitur thellë. S’po flas pastaj për akuzat për vjedhjen e votës, që janë përgjuar apo nga ndërtimi i pallateve. Janë kaq shumë gjëra që i bëjnë të pabesueshëm, saqë u ndërtua gjoja reforma në drejtësi. Tani del një gjë që varet nga qeveria. Dalin këta me syze të errëta që do vendoskan lufëtarët e të mirës kundër së keqes. Mos të harrojmë se Edi Rama kur ka thënë për bashkëpunimin me Ilir Metën në një kohë kur e kishte akuzuar për të lidhur me krimin, tha: “Është sistemi dhe jo njeriu”. Po këtu ça po bëhet? Asgjë s’po bëhet, s’ka asnjë ndryshim strukturor dhe thotë ‘do kapim njerëzit’.”, tha Lubonja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?