Këto janë makinat elektrike të policisë që do ti shihni në Tiranë
Nga dita e sotme, Policia e Shtetit do të ketë makina të reja elektrike. Ashtu siç duken edhe nga fotoja në fjalë, këto do të jenë makinat e reja të cilat do të qarkullojnë në kryeqytet.
Ministri Tahiri ka konfirmuar sot se “këto janë makina që nuk përdorin një pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut”.
“Këto makina shpenzojnë 1200 lekë të vjetra për 100 kilometra. Ndërkohë që një makinë normale në Policinë e Shtetit për 100 kilometra shpenzon diku te 30.000 lekë. Është kursim i paimagjinueshëm, në pikëpamje të buxhetit e po ashtu të mirëmbajtjes. Jo vetëm kaq por nëqoftë se makina e Policisë së Shtetit sot, ajo tradicionalja, është ‘viktimë’ e mirëmbajtjes së vazhdueshme, për shkak të cilësisë së vet mjetit, këto makina duan shumë-shumë pak mirëmbajtje”, tha ai.
Më tej Ministri i Brendshëm ka shtuar se policia ka hapur një kapitull të ri për ‘gjeneratën e së ardhmes’ në përdorimin e makinave që kursejnë dhe mbi të gjitha mbrojnë mjedisin. Emetimet e kësaj makine janë zero. Pra, ndotja e mjedisit për këto makina është zero.

KOHA JONË SONDAZH

