Kikia: Shqiptarët nuk kërkojnë të iki PS e të vijnë PD-LSI
I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora gazetari Mentor Kikia tha se zgjedhjet e parakohshme ndodhin vetëm përmes dy mënyrave, kur qeveria humbet shumicën, dhe kur populli ngrihet në këmbë.
Kikia deklaroi gjithashtu se populli nuk kërkon thjesht ndërrim qeverie nga PS tek PD-LSI.
Mentor Kikia: Zgjedhjet e parakohshme provokohen në dy mënyra; Kur humbet mbështetjen e shumicës në parlament, ose kur populli ngrihet në këmbë për një arsye madhore. Jemi në rastin e dytë. Opozita tanimë ka hyrë në një rrugë pa kthim, dhe duhet të flasim ku do shkojë dhe çfarë do të ndodhi? Ajo që është më e rëndësishmja, unë nuk mendoj, se gjithë ky aksion politik që me afrimin e datës së zgjedhjeve paralajmëron përshkallëzim, ashpërsim, konfrontime dhe acarime, por edhe përplasje mes qytetarësh.
Ky aksion politik nuk duhet të ketë si qëllim bërjen e zgjedhjeve të parakohshme, ajo që u intereson më pak shqiptarëve është një rrotacion qeverish, të iki PS të vijë PD-LSI. Pa bërë ca ndryshime të mëdha, rrotacionit ja keni parë hajrin rrotë më rrotë sa herë janë bërë zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

