Kim dhe Soreca në Gjykatën Kushtetuese: Funksionimi i saj, arritje e madhe

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri kim, janë takuar këtë të enjte me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Soreca përmes një postimi në “Twitter”, thotë se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një arritje e madhe dhe një hap i rëndësishëm drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

Soreca dhe Kim falenderuan anëtarët e gjykatës që pranuan të marrin këtë detyrë duke vepruar me integritet për të dhënë drejtësi qytetarëve. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, ku kryetarja në detyrë është Vitore Tusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?