Kirurgu goditet me grusht, ja çfarë thotë ai për burrin e pacientes
Një kirurg nga Shkodra u dhunua fizikisht nga burri i pacientes së tij. Dy ditë pasi lajmi u bë viral në protale, ai ka folur për “Shkodra News” ku ka thënë se personi që e ka goditur ka kartelë psikiatrike dhe nuk i blenë medikamentet gruas. Mjeku është shprehur se shpeshherë është ai që ia blenë ilaçet, pasi bashkëshorti i saj ka pretendime se i zgjatet trajtimi.
“Kam pasur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falenderoj ata që më kanë mbeshtetur dhe janë solidarizuar me mua”.

