Kisha Katolike reagon për tensionet në Theth: Të mbizotërojë paqja, dialogu dhe mbrojtja e mjedisit

Pas përplasjeve të ditëve të fundit në Theth mes banorëve, policisë dhe zyrtarëve të IKMT-së gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Kisha Katolike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare të Arqipeshkëvit të Metropolisë Shkodër-Pult, Xhovani Peraxhine.

Në deklaratën e datës 11 korrik 2025, Kisha shpreh shqetësim për përshkallëzimin e situatës, sidomos pas incidentit ku një banor hodhi një koktej molotovi mbi një urë druri, ndërsa policia reagoi me një operacion kërkimi në zonë.

“Kisha Katolike është dhe do të jetë gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes,” thuhet në deklaratë. Arqipeshkëvi Peraxhine bën thirrje për qetësi, dialog dhe respektim të jetës dhe ligjit, duke dënuar çdo formë dhune, pavarësisht nga pala që e ushtron atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vlerëson përpjekjet e njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, duke theksuar nevojën për të mbrojtur mjedisin si një dhuratë hyjnore që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përmbyllje, Arqipeshkëvia Metropolitanë lutet për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të qetë të kësaj situate, duke kërkuar që të mos humbet busulla e mirëkuptimit dhe solidaritetit në këtë vend simbolik të Alpeve shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?