Kisha Ortodokse Ramës: Investimet u penguan nga taksat

 

Pas interpelancës mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ Vangjel Dule, mbi shembjen e Kishës së Shën Thanasit, me Ramën ka replikuar edhe vetë Kisha Ortodokse, përmes një deklarate mjaft kritike.

Në letrën e Kishës Ortodokse replikohet mbi deklaratën e Ramës ditën e enjte në Parlament, se ky institucion fetar në dy vitet e fundit nuk ka dhënë asnjë qindarkë për restaurimin e kishave, teksa Kisha pretendon të ketë dhënë rreth 11 milion euro për restaurime.

“Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi në mënyrë objektive opinionin publik", citon Kisha Ortodokse.

Më tej, në deklaratë, ajo nuk lë pa përmendur edhe vështirësitë financiare, që sipas saj kanë ardhur nga politika fiskale të qeverisjes së majtë.

Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vështirësia e mbledhjes së fondeve gjatë dy viteve të fundit, lidhet me faktin se kostot e restaurimeve të mëparshme të Kishës (11 milion euro), u rënduan edhe me taksën 20%-shit, që paguan firmat që morën përsipër realizimin e veprave (duke ndihmuar kështu në fuqizimin e buxhetit të shtetit). Edhe ky fakt i ka dekurajuar donatorët. Është i çuditshëm fakti se i gjithë ky kontribut i jashtëzakonshëm i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në këto vite për kulturën, lihet në heshtje gjatë informimit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë”, citon Kisha Ortodokse.

SHKARKO APP