Kishte fshehur 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
Një tjetër rast i goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është zbuluar në Durrës, ku policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni i koduar “Banesa” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në pranga ra shtetasi E. Kullesi, 30 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, 30-vjeçari dyshohej se kishte fshehur një sasi lënde narkotike në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij, në lagjen nr. 8.
Shërbimet policore ndërhynë në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike, duke e kapur në flagrancë.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.
KOHA JONË SONDAZH

