Kishte fshehur drogë në këpucë, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person pasi është kapur me 15 doza kokainë.Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi

Fier

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kristali”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni për goditjen e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta

Sekuestrohen 15 doza Kokainë.

Arrestohet shtetasi që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?