Kishte kamufluar makinën e tij si mjet policie, vihet në pranga 32-vjeçari në Peqin

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. E., 32 vjeç, banues në Peqin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar dhe shmangien e kontrolleve nga shërbimet e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë për të sfiduar autoritetin e ligjit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?