FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, policia ndalon 38-vjeçarin në Kavajë

Një 38-vjeçar në Kavajë është ndaluar nga policia për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpie”. Sipas policisë, personi me iniciale A.B., është ndaluar për verifikim dhe nuk është bindur kur mësoi se do të shoqërohej në komisariat.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati, një 23-vjeçar me iniciale A.Sh. dhe familjarët, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar me forcë.

Pasi njëri prej policëve ka qëlluar në ajër për t’i zmbrapsur dhe me mbërritjen e forcave të tjera policore, janë arrestuar 38-vjeçari bashkë me të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore së Durrësit, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?