Kishte udhëtuar nga Shqipëria, 22-vjeçarja me variantin britanik të COVID

Mutacioni britanik i koronavirusit është identifikuar për herë të parë tek një paciente 22-vjeçare në rrethin e Hochtaunus.

Mediat gjermane bëjnë me dije se një vajzë 22-vjeçare e sapo kthyer nga Shqipëria, kishte shfaqur simptoma të lehta të variantit britanik të virusit dhe është e infektuar me mutacionin B.1.1.7.

Virusi është identifikuar pas kryerjes së ekzaminimeve përkatëse në laborator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, e reja shqiptare është karantinuar dhe po mbahet nën kontrollin e mjekëve, teksa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka deklaruar se në vend ende nuk ka asnjë rast si të dyshuar, apo dhe të identifikuar me variantin britanik të COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?