Kjo është anija më e madhe e ankoruar në historinë e portit të Durrësit

 

Jia Ning Shan është anija me tonazhin më të madh e ankoruar në historinë e portit të Durrësit.

Anija me tonazh 57 599 tonë është ndalur sot në portin shqiptar, për të ngarkuar 30 mijë tonë klinker për eksport.

Jia Ning Shan ka flamur të Republikës Popullore të Kinës, port regjistrimi Guangzhou, ndërtuar në kantierin detar të Shangait në vitin 2005, ka një tonazh gjithsej prej 57 599 tonë; gjatësi 199,9 metra dhe gjerësi 32.25 metra, zhytje 5,8 metra; shpejtësi maksimale prej 13,7 nyja (25.3 km /orë).

SHKARKO APP