Kjo është foto pa pagesë !

Edi Rama e bën një foto me Obamën në Varshavë, por jo me pagesë .Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë të Polonisë ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.

Ndërkohë zyra e shtypit në Kryeministri ka shpërndarë një foto ku shihet Rama që shtrëngon dorën me presidentin amerikan Barack Obama.

Prej disa ditësh foto e vitit 2012 që Rama bëri me Obamën është kthyer në një çështje debati politik. Opozita ka bërë kallëzim penal në prokurori, duke akuzuar Ramën se ka paguar 80 mijë dollarë për atë foto përmes shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu. Ky i fundit ka dalë në gjyq në SHBA për këtë çështje, ndërsa vendimi do të jepet në vjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?