Klajda Gjosha: Mekanizmi më i mirë është funksionimi i drejtësisë dhe ndëshkimi i shkaktarëve!
Nga Klajda Gjosha
Në ditën e dytë të konferencës mbi Fuqizimin e Rolit të Parlamentit në Proceset Reformuese të Ballkanit Perēndimor në Berlin. Sot diskutohet një nga çështjet kryesore që ka të bëjë me Ligjin Elektoral dhe Financimin e Partive Politike. Debat ky me të cilin ndeshet edhe Shqipëria për krijimin e standarteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Është e rëndësishme të kuptojmë nevojën për mënyrën sesi funksionojnë vetë partitë politike, mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve, konkurencën e lirë brenda partisë, njohjen me komunitetin, arsimimin e kandidatëve dhe integritetin e tyre. Ndaj analiza e kandidatëve është e rëndësishme për besueshmërinë që politikanët kanë te qytetarët.
E dyta, ligji për financimin e partive politike duhet të jetë një kusht dhe jo një zgjedhje individuale. Partitë duhet të jenë transparente kur bëhet fjalë për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe më vjen mirë që LSI ka qenë e para parti në Shqipëri që ka implementuar një iniciativë të tillë.
E treta, Shqipëria tashmë ndeshet me një fenomen të rrezikshëm sic eshte kriminalizimi i politikës dhe përdorimi i tij për blerjen e votës. Të gjithë flasim për gjetjen e një mekanizmi por harrojmë që mekanizmi më i mirë është funksionimi I drejtësisë dhe ndëshkimi i shkaktarëve!
Ne mund të diskutojmë për ligje pafundësisht, por nëse nuk implementojmë ato, asgjë s’ka vlerë!


KOHA JONË SONDAZH

