“Klanet e Kryeministrit po vjedhin me furgona e makina”

 

 

Edhe sot Berisha vazhdoi me akuza e dokumenta .Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një dokument që sipas tij fakton se qeveria përveç makinave Jaguar do të marrë edhe 3 makina të blinduara benz, të cilat kushtojnë rreth 600-700 mijë euro secila. Berisha ka ironizuar dhe përmbajtjen e letrës, së dalë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku sipas tij shkruhet se shkresa është e klasifikuar si “Sekret shtetëror”

 “Këtu kam tenderin, se edhe ne po bëjmë hetimet: Sekret thotë, në afat ruajtje 10 vjet, po cili është sekreti?! Veturat qeveritare. Kjo është ministria e punëve të brendshme. Qeveria me vendim sekret 1 10 2015 porosit. Janë 42 vetura… përvec jaguarizimit tani na dalin edhe 3 bena, që kushton secili të paktën 700 mijë euro. E vetmja makinë e shtrenjtë që kam patur në kabinetin tim ka qenë një bezn i blinduar që kushtonte mbi 600 mijë euro, ai përdorej për delegacionet e huaja. Tani na porositën 3 benza të tjerë të blinduar. Të blesh 3 makina të blinduara do të thotë të jesh makut. A nuk ishit ju që ngrinit zërin në qiell për makinën që mora unë për makinën?!”- tha Berisha.

Berisha shtoi se bizneset pranë qeverisë po përfitojnë të gjitha tenderat.

“Sot klanet e Edi Ramës po vjedhin jo me kupon tatimor, por me kamion e lokomotivë. A e dini ju që vetëm në Alb Petrol, që kur e mori Koçua, janë 129 mln të vjedhura.”- tha Berisha.

Në lidhje me rastin e studentëve që goditën me vezë Kryeministrin, Berisha tha se bodigardt e Ramës kanë pështyrë njërën nga protestueset studente, një akt që sipas ish kryeministrit është i turpshëm.

“Ka ndodh një akt poshtrimi i studentëve, rojet ose banditë të Edi Ramës kanë pështyrë studentët dhe ky është akti më i ulët i poshtërimit të dinjitetit njerëzor. Ai që ka pështyrë, duhet të cohet në prokurori dhe të mbahen qëndrimet ligjore më të rrepta ndaj tij. Rojet, bodygardët kanë për detyrë mbrotjen e njeriut por nuk mund të përdorin kurrë pështymën. Të pështysh në surrat një vajzë që po proteston për atë që i jep kushtetuta ëstë e turpshme.

Berisha foli po ashtu edhe për prijekligjin  që parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë civile. Sipas Berishës paratë për shoqërinë civile do të shkojnë drejt forumeve rinore të partive të qeverisë.

"Sot parlamenti diskuton për ligjin e skllavërimit të plotë, për të mos thënë të asgjësimit, të asaj që quhet shoqëri civile. Mjafton që tju kujtomë të dashur qytetarë që paratë tuaja i përdorin freshistat për të studiuar Antonio Gramscin. Mjafton të kujtoj këtu që shoqëria civile pothuajse nuk ekziston në këtë vend… shoqëri civile që të ngrejë zërin për të drejtat e njerëzve, nuk ka. Terrori ndaj shoqrive civile po shtrihet në mënyrë katastrofale. Rasti i fundit që ndodhi në fakultetin e shkencave sociale është dëshmia e një dhune shtetërore, ndaj studentëve e pedagogëve” deklaroi ish kryeministri.

SHKARKO APP