KLD cakton një femër shkon në karriken e gjyqtarit që ngacmoi grua
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka caktuar gjyqtaren Albina Spaha në krye të Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit nga detyra të Guximtar Boçit, i cili u denoncua në emisionin “Stop”, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendimi drejtësie. Po kështu KLD shpalli vendin vakant, duke hapur konkurrimin për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate.
Gjithashtu, Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin bashkërisht një inspektim për verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Guximtar Bocit dhe të gjyqtares B.Ç. për shkelje të rregullave të etikës, si dhe caktoi një anëtar të tij, për të verifikuar edhe sjelljen e inspektorit të KLD i cili ishte ngarkuar për trajtimin e ankesës së qytetarit dhe që përmendet në regjistrimet audio të bëra publike në media.
KOHA JONË SONDAZH

