KLD e zëvendëson me një femër kryegjyqtarin e shkarkuar

Një femër do të zëvendësojë Guximtar Boçin në krye të Gjykatës së Gjirokastrës. Skandali seksual ku u përfshi kryegjyqtari Boçi, i cili i kërkoi marrëdhënie intime një qytetareje në këmbim të ndihmës për një çështje solli sot mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli caktoi gjyqtaren zj. Albina Spaha, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetares së kësaj gjykate si dhe shpalli vendin vakant, duke hapur konkurrimin për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate.

Gjithashtu, Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin bashkërisht një inspektim për verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Guximtar Bocit dhe të gjyqtares B.Ç. për shkelje të rregullave të etikës, si dhe caktoi një anëtar të tij, për të verifikuar edhe sjelljen e inspektorit të KLD i cili ishte ngarkuar për trajtimin e ankesës së qytetarit dhe që përmendet në regjistrimet audio të bëra publike në media.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?