KLD pezullon gjyqtarin Shyqyri Çobo
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo, pasi ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj.
32-vjeçarja kallëzoi gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo pas mesazheve te marra nga gjyqtari.
E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.
Sipas prokurorisë gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3-mujore.
KOHA JONË SONDAZH

