KLD pranon rishikimin e çështjes së Arben Frrokut

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për rishikimin e çështjes së Arben Frrokut.

Frroku u shpall i pafajshëm për vrasjen e Dritan Lamaj pasi Prokuroria nuk provoi fajësinë e tij.

Por Prokuroria depozitoi një kërkesë në KLD për rishikimin e kësaj çështje duke deklaruar se kanë edhe prova të reja.

“Do rishikojmë çështjen e pafajësisë së Arben Frrokut pas kërkesës së Prokurorisë”, shkruante KLD në njoftimin e sotëm.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Frrokun por u shpall i pafajshëm në 3 prillin e shkuar.

Gjyqi ndaj Frrokut zgjati plot 13 muaj.

SHKARKO APP