KLD shkarkon gjyqtarin Pojanaku, pezullon Osman Aliun

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Kavajës Osman Aliu dhe shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Pogradecit Dhimitër Pojanaku.

Vendimet u morën në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Këto kërkesa erdhën pasi gjyqtari i Kavajës Osman Aliu është në hetim për fshehje të pasurisë, ndërsa gjyqtari Pojanaku pasi mori 500 mijë lekë ryshfet në një proces gjyqësor.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur gjithashtu krerët e gjykatave administrative të rretheve Durrës, Shkodër e Korçë, ndërsa është ende në proces emërimi i kreut të Gjykatës Administrative në Gjirokastër.

Në Shkodër, kryetare e kësaj gjykate do të jetë Valbona Duraj, në Durrës Genci Sinjari, ndërsa në Korçë, Sokol Ibi.

Nga ana tjetër në mbledhjen e sotme nuk është futur në rend dite kërkesa e ministrit Naço, për zgjedhjen e n/kryetarit të KLD, kërkesë kjo e refuzuar nga Nishani./

SHKARKO APP