KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.
Mbledhja e KLD-së u lajmërua më herët edhe nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
‘Është thirrur me emergjencë mbledhja e KLD-së. Sot në orën 13:00 do të ketë një mbledhje dhe do të ketë vendimmarrje përkatëse. Propozimi mbetet ai që kam thënë mbrëmë. Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme. Aq më tepër për një gjyqtar apo kryetar gjykate. Besoj që KLD sot do të ketë vendimmarrjen e duhur”
“Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij”
=
Një natë më parë, emisioni investigativ “Stop” publikoi një bisedë të regjistruar midis kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkon lidhje një gruaje të divorcuar me qëllim dhënien në favor të saj në një proces gjyqësor që gruaja kishte hapur në Gjykatën e Gjirokastrës.
NJFOTIMI I KLSH
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot me datë 28.10.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra si kryetarit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të z. G.B. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit, duke marrë në konsideratë situatën e krijuar nga faktet e bëra publike në media lidhur me veprimtarinë e gjyqtarit z. G.B, me votim unanim vendosën shkarkimin e tij nga funksioni drejtues i kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit vendosën edhe pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij.
Në vijim, Këshilli caktoi gjyqtaren zj. Albina Spaha, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetares së kësaj gjykate si dhe shpalli vendin vakant, duke hapur konkurrimin për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate.
Gjithashtu, Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin bashkarishtnjë inspektim për verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër G.B dhe të gjyqtares B.Ç. për shkelje të rregullave të etikës, si dhe caktoi një anëtar të tij, për të verifikuar edhe sjelljen e inspektorit të KLD i cili ishte ngarkuar për trajtimin e ankesës së qytetarit dhe që përmendet në rregjistrimet audio të bëra publike në media.
KOHA JONË SONDAZH

