Klerikët mesazhe për solidaritet dhe angazhim social

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendit kremtojnë sot Krishtlindjen. Klerikët dhanë mesazhe për solidaritet e angazhim social në të mirë të vendit, ndërsa besimtarët u lutën për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare. Katolikët në mesnatë dhe ortodoksët në mëngjes, kremtuan në të gjithë vendin festën e Krishtlindjes.

Bëhuni dritë për ata që u rrethojnë, ishte mesazhi i Arqipeshkvit Angelo Masafra për besimtarët katolitikë të Shkodrës. ”Ajo ditë e vogël që ndriçon jetën tonë mund të ndriçojë dhe të tjerët”,tha Masafra. Mesha e shenjtë e lindjes së Krishtit u pasua nga një spektakël fishekzjarresh.

Ndërsa ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale, në mesazhin e tij u ndal tek largimi i shqiptarëve. ”Ndoshta është më mirë, garë e punës, garë ekonomike por nuk gjen një familje”,-Otavio Vitale. Nën frymën e solidaritetit, kjo Krishtlindje ishte e gëzueshme edhe për fëmijët në nevojë të Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët ortodoksë mbushën kishat në të gjithë vendin për të festuar lindjen e Jezu Krishtit. Ata kryen ritet fetare dhe uruan për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare. Pas meshave të shenjta, festimet për Krishtlindjen vijojnë në familje sipas traditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?