Klevis Balliu: Në pikun e sezonit turistik, Vlora është lënë pa ujë. Turp për kryeministrin!
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për pamjet e qyterëve në Vlorë që mbushin ujë me autobote. Balliu shprehet se pamjet e sotme të Vlorës janë një trup për kryeministrin që është zgjedhur në këtë qytet. “Në bashkinë e rilindur të Vlorës, aty ku kryeministri është deputet. Në pikun e sezonit turistik, Vlora është lënë pa ujë. Pamje skandaloze ku qytetarët presin në radhë autobotët për pak ujë. Ku është kryetari i emëruar i Bashkisë, ku është deputeti i zonës, Kryeministri, a ka shtet dhe struktura për të garantuar të drejtën më minimale për qytetarët; furnizimin me ujë. Turp, turp, turp!”,– shkruan Balliu në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

