Klevis Balliu, Ramës: Me arrestimet i hodhe benzinë zjarrit. Nuk ke parë gjë akoma!

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme. Ata janë shprehur se arrestimet e bëra gjatë protestës së 11 majit dhe 13 majit janë arrestime politike. Këta banorë thërrisnin me zë të lartë “E duam Bashkinë pa Erion Veliajn” dhe “Rama ik” .

Lindita Protoduari nëna e Dorian Protoduarit i cili ndodhet në burg është shprehur se rrëzimi i Ramës do të vijë nga banorët e Unazës së re dhe është shprehur me fjalë fyese ndaj tij.

Siç i kemi thënë këtij qen bir qeni. Nga unaza e re do të vijë rrëzimi i karriges tënde. Le të na dhunojë, por ai do të përfundojë keq. I them këtij barbari mos të vijë në Unazë të Re. Kushti jonë i vetëm është largimi i Edi Ramës dhe ne do të vazhdojmë me protestat tona për ta rrëzuar nga qeveria”, u shpreh Lindita Protoduari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e pasdites së sotme është mbështetur dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu i cili u shpreh se do te jetë gjithmonë në mbrojtje të banorëve dhe se arrestimet e protestuesve nga Rama nuk do i ndalojë ata në qëllimin e tyre

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ke parë asgjë akoma injorant. Me këto arrestime nuk ke bërë asgjë tjetër veçse i ke hedhur benzinë zjarrit. Do të  shkojmë deri në largimin përfundimtar të Edvin Kristaq Ramës.” u shpreh Klevis Balliu.

Ndërkohë kanë folur dhe protestues të tjerë të cilën janë shprehur tëe revoltuar kundër Luigi Soreca, Federicha Mogherinit dhe ndaj kujdo që sipas tyre po mbështesin shembjen e shtëpivë në këtë zonë.

Falenderoj, bashkqytetarët e mi të kësaj qendrese dhe mediat që na kanë mbështetur që në fillim të kësaj proteste. Lart Vasili një qelbësirë e kombit. Nese do të flasësh për rezistencë e unitet, eja këtu në Unazën e re.Sorecha, Mogjherini, ju palaçot e Europës. Kjo është lufta e vërtetë. Mbrojtja e shtëpisë. Është mplakur kombi shqiptar.” u  shpreh një protestues.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?