KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon rrogat e gushtit
Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, qeveria ka ndërmarrë një hap të papritur, duke bllokuar pagat e magjistratëve në Thesarin e Shtetit. Thesari i Shtetit ka pezulluar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët. Vendimi vjen pas përplasjes lidhur me përcaktimin e pagave të sistemit të drejtësisë dhe pritet të sjellë reagime nga institucionet e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

