KLGJ: Më 27 prill fillon puna në gjitha gjykatat e Shqipërisë

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë,më datë 27 prill 2020.

Sipas KLGJ, veprimtaria e gjykatave do të vijojë sipas kufizimeve të përcaktuara në Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 16.04.2020.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se mbetet i angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë qëllim, në bashkëpunim me këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave, është duke punuar intensivisht për marrjen e masave me karakter organizativ dhe administrativ, në mënyrë që rifillimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në çdo gjykatë të bëhet në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë së tij, në përputhje me rregulloren “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor ”, si edhe rifillimin e procedurave administrative të pezulluara për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për ngritjen në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për komandimin në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për komandimin në Shkollën e Magjistraturës dhe për komandimin në Ministrinë e Drejtësisë, duke zgjatur edhe afatet respektive të kandidimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?