Klimë terrori në kryeqytet, 5 atentate në 72 orë

Që prej ditës së martë Tirana është tronditur nga vendosja e lëndëve plasëse. Në më pak se 3 ditë janë pesë shpërthime dhe tentativa për atentate me tritol. Tre shpërthimet e para ndodhën mëngjesin e së martës. Tritoli i parë u vendos në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Tritoli i dytë shpërtheu në banesën e shefit të policisë së Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani. Tritoli i tretë, i cili fatmirësisht nuk shpërtheu, u gjend në afërsi të stacionit të autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ndërsa ende nuk janë gjetur autorët e tre atentateve, dy ngjarje të tjera kanë pasur klimën e terrorit në vend. Mbrëmjen e djeshme në afërsi të shkollës “Hasan Vogli”. Një granatë është vendosur në makinën e avokatit e cila është gjetur nga vet pronari i mjetit, para se të shpërthente.

Ndërkohë mëngjesin e së enjtes Tirana është zgjuar sërish nën terror, pasi një sasi tritoli është gjetur në afërsi të shkollës “Petro Nini”. Tre atentate kanë pasur objektiva të qartë. I pari të afërmit e ministrit, i dyti shefin e policisë dhe i treti një avokat. Por dy atentate janë ende të paqarta se kë kanë pasur si objektiv. Tritoli në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe tritoli në shkollën “Petro Nini” duket se kanë pasur si qëllim panikun dhe terrorizmin e banorëve. Situata prej së martës nuk është normale. Partitë politike, PD dhe PS, prej 3 ditësh akuzojnë njëra tjetrën për frymëzim dhe lidhje me krimin. Në fakt atentatet më shumë se përplasje bandash por marrin një tjetër karakter, atë të akteve terroriste kundër rendit kushtetues dhe stabilitetit të vendit. 

SHKARKO APP