FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klinika Stomatologjike Universitare, në 6 muaj 5500 shërbime falas

Në Klinikën Stomatologjike Universitare ofrohet shërbimi falas për kategoritë në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijë të komunitetit rom, të institucioneve të përkujdesit social, të moshuarit, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, marrin çdo ditë shërbime cilësore nga stafi i klinikës, tashmë në kushte bashkëkohore. Sipas shifrave të bëra publike prej saj, në 6 muajt e parë të 2019 kanë përfituar shërbim falas 450 fëmijë, 1507 të moshuar, janë kryer 5000 shërbime terapeutike dhe 5500 shërbime kirugjikale falas.

Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve.K ategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilaktike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët.

Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në vit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?