Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Klodian Tomorri: Koncesionet një barrë për qytetarët, kontrata abuzive miliona euro

Aktualitet E martë, 4 Shkurt 2020 22:03
Klodian Tomorri: Koncesionet një barrë për qytetarët, kontrata abuzive miliona euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koncesionet po kthehen në një barrë të rëndë për qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Klodian Tomorri: “Evidentohen një sërë koncesionesh problematike që janë në rastin më të mirë shpërdorim i parave publik dhe rritje e kostove përtej niveleve normale.”

Përgjegjësinë për këtë situate gazetari Klodian Tomorri ia njeh qeverisë.

Klodian Tomorri: “Kanë rritur kostot për qytetarët dhe për buxhetin përtej shifrave normale dhe kanë sjellë sjellë një faturë për ekonominë kombëtare që është në rendin e miliona eurove në vit.” 

Shembujt abuzive të kontratave koncesionare janë të shumtë. Një prej tyre është ai i administrimit të aeroportit të Rinasit.

Klodian Tomorri: “Nga raporti rezulton se për periudhën nga 2004 deri në 2017 kompania koncesionare ka fituar 85 milion euro më shumë neto se sa ishte parashikuar në skenarin bazë.  Dhe aksionerët e saj kanë marrë 66 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin bazë. Automatikisht, neni 19/4 i kontratës me koncesionarin i jep të drejtë qeverisë shqiptare që të kërkojë kompensim.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por çfarë ka ndodhur gjate këtij viti, cilat kanë qenë hapat e qeverisë shqiptare?

Klodian Tomorri: “Prej një viti çështja lihet në heshtje. Edhe pse raporti i vrojtuesit të pavarur, BDO, është i qartë. Të katër rekomandimet se si qeveria mund të rikuperojë këto para që u takojnë taksapaguesve shqiptarë. Vendimet e qeverisë shkojnë gjithmonë në favor te koncesionarëve.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

PPP me probleme janë të shumta. Ja çfarë ndodh me koncesionet ne shëndetësi.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 16 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 21 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 21 minutash

Klodian Tomorri: “Në rastin e koncesionit të sterilizimit, numri i operacioneve ka qenë më i lartë nga sa ishte parashikuar në kontratën koncesionare. Në rastin e koncesionit të check-up ka ndodhur e kundërta. Kërkesa ka qenë më e ulët nga sa ishte parashikuar. Kur kërkesa është e lartë, paguhet me çmim njësi, kur kërkesa është e ulët paguhet mbi vlerën bazë. Në të dy rastet vendimmarrja ka shkuar në favor të koncesionarit dhe jo në atë të interesit publik. Deri më tani check-upit i janë paguar 8 milion euro më shumë se sa duhet të kishte marrë në bazë të numrit të qytetarëve që kanë bërë kontrollin. Ndërsa tek sterilizimi kemi pasur rritje të kostot. U fillua kontrata me 1.5 mld lekë, vitin e kaluar shkoi gati në 1.9 mld. Pra një rritje me gati 20%.”

Para më shumë për koncesionarin edhe në rastin e landfillit të përpunimit të mbetjeve.

Klodian Tomorri: “Sot, bashkia e Tiranës paguan 29 euro për çdo ton mbetje që depozitohet në landfillin e Sharrës, ku operon inceratori i Tiranës. Dhe nëse vijnë edhe mbetjet e Durrësit nesër, atëherë ky biznes dyfishohet, por kjo është e padrejtë sepse kjo në thelb ndryshon totalisht planin e biznesit të koncesionit. Sipas të dhënave zyrtare sot Durrësi gjeneron 150 mijë ton mbetje në vit. Nëse do të llogariten me 29 euro për ton shkon në 4.5 mln euro në vit. Për 30 vite që është jetëgjatësia e koncesionit bëhet fjalë për një biznes që shkon 150 mln euro. Mbetet për tu parë se çfarë do të bëhet, por plani që të vijnë edhe mbetjet e Durrësit në Tiranë, pra me këtë tarifë, 29 euro, është abuzive.”

Në këto kushte gazetari Klodian Tomorri ka këtë sugjerim për SPAK.

Klodian Tomorri: “SPAK-u mund të nisë hetimet sepse media ka publikuar fakte pa fund për kontratat koncesionare. Faktet janë aty, mjafton vetëm vullneti për të parë se ku ka përgjegjësi, cilët zyrtarë janë përgjegjës, nëse ka përgjegjësi apo jo, cila është kostoja e dëmit që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë, nëse ka apo jo. Dhe si duhet të rikuperohet ky dëm.” 

Etiketat e lidhura

Klodian Tomorri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 21 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.