Klos: Rrëshqitja e dherave po u rrezikon jetën, familjari fut lopën në dhomën e fëmijëve

Rrëshqitjet e dherave në fshatin “Rripë” të Klosit kanë detyruar familjet që të bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me lopët.  Në të njëjtën situatë është edhe Altin Pjetriku, dhomën në të cilën më parë  qëndronin fëmijët ja ka lënë bagëtisë. Lopën e konsideron pjesë të shtrenjtë të familjes.

“Lopën në shpi e kam futur për arsye të shembjes të stallës së lopëve edhe lopët hanë këtu unë ha matanë jam vet i 5 për të jetuar kam vetëm një dhomë, në dhomën tjetër kam futur bagëtinë brenda”

Prej më shumë se dy javësh 20 familje të lagjeve “Pjetri” e “Alla” në fshatin Rripë të Klosit, flenë me frikë pasi kodra ka nisur të shembet duke u rrezikuar jetën.

“Rrezik  të sëmuret njëri të shkojë në spital të sëmurët njeri vdes këtu s’ke nga del”

“Kemi frikë ku ti çojmë fëmijët të sëmuremi natën ku të shkojmë” shprehen banorët

Ata shprehen se Bashkia e Klosit, është lajmëruar për situatën në të cilën gjenden po s’kanë marrë asnjë masë.

“Bëmë kërkesë në bashki erdhi e pa njëherë edhe s’bënë asgjë”

“Mua më rrezikohet shtëpia të më shembet” thonë banorët

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente pasi rrezikohen nga dherat që rrëshqasin.

SHKARKO APP