Klosi, ambasadorëve: Angazhim dhe bashkëpunim të mëtejshëm

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në konferencën e ambasadorëve njohu diplomatët shqiptare me reformat e ndërmarra duke kërkuar angazhimin e tyre.

Klosi tha se “dëshmi e mbështetjes së marrëdhenieve të mira është edhe ngritja e Zyrës Rinore për bashkëpunim Rajonal me seli në Tiranë, si marrëveshje mes 6 kryeministrave të rajonit, me nismëtar Edi Ramën”.

Më tej, ai sqaroi se këtë vit qeveria shqiptare ka miratuar dokumenta të rëndësishme politike si përfshirja sociale, plani kombëtar për integrimin e romëve, plani kombëtar për PAK, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai vuri në dukje se ne skemem e mbrojtjes shoqërore kanë hyrë në fuqi marrëveshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Belgjikës, Dukati i madh i Luksemburgut, Hungarisë, Rumanisë, Maqedonisë. Pritet të hyjnë në fuqi marrëveshjet me Gjermaninë, Republikën Çeke, Kanadanë, Austrinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Klosi kërkoi nga konferenca e ambasadorëve angazhimin dhe bashkëpunim te mëtejshëm për binjakëzim të shkollave profesionale me shkolla homologe jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?