Klosi: Arsimi profesional zhvillon ekonominë
Në konventën kombëtare të arsimit profesional të mbajtur sot në Tirane, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, e cilësoi arsimin profesional si një mekanizëm ekonomik për zhvillimin e vendit.
“Po punojmë fort që arsimi profesional të zhvillohet nga arsimi klasik, në arsimin në një mekanizëm ekonmik që mund të përmirësojnë jetën e qytetarëve që zgjedhin një zanat. Në mbyllje të këtij viti, në ndërgjegjësimin e qytetareve dhe në luftë të madhe me paragjykimet që e kanë shoqëruar përpjekjen tonë, sot themi që ia kemi dalë, kur shohim kaq shumë kontributorë dhe mbështetës”, tha Klosi.
Ai vuri në dukje se partnerët ndërkombëtare kanë qënë një mbeshtetje e madhe me asistencen e tyre për nxitjen e arsimit profesional.
“Kemi zhvilluar shumë aktivitete profesionale. Koncerptuam Panairin e Punës të Arsimit Profesional, zhvilluam olimpiadën e arsimit profesional për vitin 2016, ku u dëshmua profesionalizmi i të rinjve tanë. Kemi qënë në çdo qark të Shqipërisë, për të parë nevojat e tyre, për profesionet që do duam në çdo qark të Shqipërisë”, theksoi ai.
Ministri gjatë fjalës së tij dha shifra në lidhje me numrin e të diplomuarve gjatë 2015, por edhe qe kanë hapur bizneset e tyre. “Mbi 12% e nxënëve që kanë mbaruar studimet në shkollat e Tiranës, sot kanë hapur një biznes të tyren. Vetëm në Kamzë, mbi 70% e maturantëve të diplomuar në 2015, punojnë. Nga qëndrat e formimit profesional të Tiranës, 71 % janë të punësuar dhe 21 % kanë hapur bizneset e tyre”, nënvizoi Klosi.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e pranishme në aktivitet, theksoi se garantimi cilësor i shkollave shqiprtare përbën një prioritet të qeverisë. Ajo i cilësoi shkollat profesionale si një model suksesi.
KOHA JONË SONDAZH

