Klosi: Austria, ndihmë të madhe arsimit tonë profesional
Ministri Blendi Klosi zhvilloi një vizitë pune dy ditore në Austri, ku u takua me Ministrin Federal të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, z. Alois Stoger.
Mes z. Klosi dhe z. Stoger u vu theksi tek marrëdhënia shumë e mirë mes dy vendeve tona.
Ministri Klosi falenderoi shtetit austriak për mbështetjen e vijueshme që i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit europian. Ai veçoi sidomos ndihmën e madhe që ky shtet po i jep zhvillimit dhe fuqizimit të Arsimit Profesional në vendin tonë.
Gjithashtu, Klosi bëri edhe një panoramë të reforma të ndërrmarra në drejtim të fuqizimit të Arsimit Profesional, lidhjes së tij me tregun e punës, reformimit të shërbimeve sociale dhe rritjes së dimensionit social të shtetit shqiptar.
Nga ana e tij Ministri Austriak i Punës përgëzoi përpjekjen e madhe të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për fuqizimin e tregut të punës, lidhjen e tij me Arsimin Profesional dhe siguroi mbështetjen e plotë të vendit të tij në këtë drejtim.
Më tej, mes dy ministrave, z. Klosi dhe z. Stoger u ra dakort për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore mes dy vendeve. Kjo marrëveshje do të finalizohet me nënshkrimin shumë shpejt nga të dyja shtetet, të njohjes së kontributeve shoqërore për shqiptarët që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Në fund, ministri Federal i Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Alois Stoger dha mbështetjen dhe konfirmoi ndihmesën e vendit të tij në reformën e shërbimeve sociale që MMSR ka ndërrmarrë.
Por gjatë qëndrimit në Austri, ministri Klosi u prit edhe nga ministrja e Familjes dhe Rinisë në qeverinë e Austrisë. Klosi e njohu ministren austriake me punën që po bëhet nga dikasteri i MMSR-së për mbrojtjen e familjes, fuqizimin ekonomik të gruas, mbrojtjen e fëmijëve, ofrimin e shërbimeve për fëmiljen.
Në takimin në Agjensinë e Zhvillimit Austriak theksi u vu tek mbështetja që do të jepet për dy Shkollat e Hoteleri Turizmit, në Sarandë dhe Korçë, projekt ky përmes të cilit shteti austriak do të japë ndihmesën për fuqizimin e tyre dhe shndërrimin në shkolla model.
KOHA JONË SONDAZH

