Klosi: Bashkëpunimi strategjik SHBA-Shqipëri do të vijojë edhe më aktiv

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në SHBA në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, u takua me Matthew Palmer, Drejtor për Cështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, takim ku u theksua  bashkëpunimi i ngushtë strategjik  SHBA-Shqipëri, që do të vijojë edhe më aktiv.

Takimi mes tyre u zhvillua në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, ku ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe deputeti Ervin Bushati ndodhen  në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump.

Mes zotit Palmer dhe ministrit Klosi u fol për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Drejtori për Cështjet Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit përgëzoi arritjet e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra prej saj në këto tre vjet, duke i vlerësuar si të duhurat në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palmer vlerësoi vecanërisht miratimin e reformës në drejtësi, si më të madhen dhe më të rëndësishmen që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë, duke nxitur zbatimin e saj. “Vijimi me zbatimin e reformës në drejtësi, është thelbësore tani për Shqipërinë”,  deklaroi Palmer, duke shtuar se kjo do t’i japë një hov cilësor luftës kundër korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biseda në takimin mes  Palmer dhe ministrit Klosi dhe deputetit Bushati, u perqendrua edhe te zhvillimet në rajon.  Palmer vlerësoi lart rolin gjithmonë e më pozitiv të Shqipërisë në rajon, si një faktor stabilizues dhe ekuilibrues në çështjet e mbartura dhe të reja në Ballkan. Po ashtu, mes tyre u fol edhe  për zhvillimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku u vecua rëndësia e rikthimit të normalitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?