Klosi: Edhe pas 13 vjetësh, Sali Berisha më ka frikë

 

Fatos Klosi iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, ai i ka shërbyer Serbisë.

Klosi thotë se në fakt është e kundërta, pasi sipas tij, ka qenë Berisha që ka pasur lidhje me Milosheviçin dhe ka penguar luftën e Kosovës.

Sipas Klosit, Berisha e ka frikë atë, ndaj dhe e sulmon.

Kam 13 vjet që jam larguar nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Sali Berisha ende më ka shumë frikë.

Arsyen se përse më ka kaq frikë, mund ta dijë ai.

Por unë di që Sali Berisha ka pasur lidhje me Millosheviçin.

Njerëzit e tij të afërt kanë takuar Millosheviçin drejtpërdrejt.

Berisha ka penguar luftën e Kosovës me të gjitha mjetet që kishte në dorë.

Ka psaur kontakte me Millosheviçin dhe ka penguar luftën në Kosovë.

Nga ajo që di unë për Berishën, ai e ka penguar luftën edhe kur ishte në pushtet, edhe kur ishte në opozitë, publikisht dhe me mjete të tjera.

Kush e ka dosjen time?!

Berisha po më bën njeri shumë të rëndësishëm dhe të zot.

Berisha njihet për të tilla gjëra.

Ai nuk është konstruktiv, nuk është i hapur dhe di vetë të shpifë.

Tashmë populli e ka kuptuar kush është Sali Berisha,” thotë Klosi për “Sot”./

SHKARKO APP