Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë së re gruas së dhunuar

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli në mënyrë simbolike i kanë dhënë çelësat e shtëpisë se re Znj. Marsela Caushaj, e dhunuar nga ish-bashkëshorti.

Rasti i zonjës shkaktoi jehonë të gjerë pak ditë më parë, kur u publikuan pamjet e dhunimit nga ish-bashkëshorti i saj.

Tanimë, Marsela dhe tre fëmijët do të jetojnë në një shtëpi të re, qiraja e se cilës do t’i paguhet. Marseles i është siguruar gjithashtu pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi deklaroi pas inaugurimit të shtëpisë, se ky është një rast për t’i bërë apel çdo gruaje që të mos heshtë, por të denoncojë dhunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të bëhet gjithçka për të mbështetur gratë në nevojë, viktima të dhunës”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?